Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, është shprehur i pasigurt se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do ta pranojë një ditë masakrën e ndodhur në Reçak.

Ish-ambasadori ka thënë se Vuçiq ishte pjesë e pushtetit të Millosheviqit, që është përgjegjës për masakrën.
Ai ka thënë se Vuçiq do të shkojë në varr duke e mohuar masakrën e Reçakut.

Jam i sigurt se z. Vuciq do të shkojë në varrin e tij duke mohuar Reçakun në mënyrën se si unë e kam përshkruar. Dhe atë çfarë forenzika, ekspertët e vërtetë të Forenzikës kanë thënë se ka ndodhur. 45 burra dhe djem, janë marrë nga fshati nën kërcënim të armëve dhe janë masakruar. Ky është krim lufte në vetvete. Në mënyrë të pamohueshme. Nuk e di për popullin serb se çfarë beson por Qeveria në Beograd nëse vazhdon të jetë nën z.Vuçiq, që ishte përgjegjës si pjesë e Qeverisë së Millosheviqit, përgjegjës për atë çfarë ndodhi në Reçak, dyshoj se ndonjëherë do të ketë një sqarim të vërtetë se pse e bënë atë çfarë bënë në Reçak”, ka thënë ish-ambasadori Walker në KTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *