Skandal në NPB të Prishtinës: Fatmir Krasniqi i’a nëshkruajti tenderin afër 70 mijë eurosh kompanisë që nuk i plotësoj kriteret (dokument)

Fatmir Krasniqi gjatë shërbimit si udhëheqës i departamentit të prokurimit në Ndermarrje Publike Banësore ka nënshkruar një kontratë duke e ditur së operatori nuk i plotëson kriteret në Dosjen e Tenderit.

Bëhet fjale për tenderin për “furnizim me pajisje elektronike dhe pjesë përcjellesë” e cila është dhënë me vlerën 67,350€ operatorit “Liria Shpk”, raporton rajoni.org.

Në gjetjet e tij, auditori për kontratën e cila ka pasur kohëzgjatje rreth 1 vit; auditori ka gjetur së kompania “Liria Shpk” nuk i ka përmbushur kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit, përkatësisht pozicionin 1 “Interfon addressable” dhe pozicionin 2 “Acces Control”.

Rajoni në gjetjet e tij ka zbardhur edhe një tjetër skandal; atë të letrës standarde që u dërgohet operatoreve për arsyjen e eliminimit dhe të shpalljes fituese.